Good lashes,
Good mood

Ne si shërbim kryesorë kemi mbjelljen e qerpikëve. E bëjmë qdo femër të duket e bukur dhe unike! Ne jemi staf profesional dhe me përvojë të gjatë në fushën e qerpikëve dhe vetullave. Ne punojmë me kualitet të lartë të produkteve dhe kemi standarde të medha.  Për herë të parë startuam më 10 shtator 2017  dhe vazhduam me vrull të madh suksesin tonë deri më sot!
Ne njihemi si Lash Artistet e shumë fytyrave publike në vend!  Kështu me kualitet dhe standard te lartë ua kemi fituar zemrën çdo klienti.
Tek ne mund të kryeni shërbimet për mbjelljen e qerpikëve, vetullave microblading, Brow & Lash Lamination, Lash Lifting dhe formësim & ngjyrosje të vetullave.  Kompanitë që ne punojmë dhe bashkpunojmë me produkte janë : London Lash Pro , My Lamination, Phi Brows. Kompani të mëdha dhe me kualitet të lartë.
Secila vajzë nga stafi është profesioniste dhe e kryen punën e saj me shumë dashuri ♥ !

 

2017

Rinesalashes ka filluar

2018

Jemi bërë zgjedhja e parë për shumë VIP

2019

Nënshkruam kontratë me London Lash Pro për distribucion në Kosovë e Shqipëri

2020

I mbijetuam fuqishëm COVID-19 dhe thyem rekordin me më së shumti studentë në një trajnim

Classic Lashes

Mbjellje e qerpikëve 1:1, pra një fije e qerpikut artificial mbi një qerpikë natyral. Ky lloj I mbjelljes ndryshe konsiderohet si mbjellje natyrale. Kjo për arsye sepse me këtë lloj të mbjelles ne I mbushim qerpikët artificial vetëm aq sa janë natyral në sytë tuaj. Por nëse klienti I ka qerpikët e shpeshtë atëher mbjellja mund të mos duket shumë natyrale. Gjithashtu kemi shumë llojë të trashësisë së qerpikut ku klienti mund të zgjedh që qerpikëttë duken më natyralë ose më të shpeshtë. Bashkë me trashësinë e qerpikëve klienti mund të zgjedhë edhe kthimin e qerpikut ku kemi nga më natyrale deri më të kthyera. Pra në një lloj të mbjelljes së qerikëve keni mundesi të shumta të eksperimentoni. Mbjellja Classic Lashes merr kohë për tu përfunduar nga 1 orë deri në 2 orë, varësisht nga qerpikët e klientit. Produktet janë nga brendi London Lash Pro me bazë në Londër. Përmbajta e qerpikëve është mëndafsh.Zakonisht kushton më lirë se mbjelljet e tjera, cmimi në studion tonë për mbjelljen Classic Lashes është 50eu.

Hybrid Lashes

Ky lloj I mbjelljes është përzierja e mbjelljes Volume dhe Classic Lashes. Pra konsiderohet se 50% e mbjelljes të jetë Classic dhe 50% fije me Volume. Kjo e mundëson që mbjellja të duket më e lehtë se Volume Lashes dhe pak më e shpeshtë se Classic Lashes. Zakonisht preferohet nga personat me qerpikë të rrallë , por duket shumë bukur edhe në sytë me qerpikë të shpeshtë. Edhe te ky lloj I mbjelljes zgjedhet trashësia dhe kthimi I qerpikëve varsisht nga preference e klientit. Produktet janë nga brendi London Lash Pro me bazë në Londër. Përmbajta e qerpikëve është mëndafsh. Mbjellja Hybrid kushton më shtrejtë se Classic dhe më lirë se Volume Lashes. Në studion tonë kushton 60eu, merr kohë 1:30h deri 2h.

Volume Lashes

Mbjellje e qerpikëve me vollumë. Ky lloj I mbjelljes është shumë më ndryshe se mbjelljet paraprake. Tani keni edhe më shumë mundësi të zgjidhni , sepse në këtë lloj të mbjelljes përpos trashësisë së qerpikëve dhe kthimit , mund ta zgjidhni edhe vollumin e qerpikut. Pra Volume Lashes mund të bëhet më 2 fije të qerpikut artificial deri ne 12 fije të qerpikut artificial, ose si I quajmë ne 2D deri në 12D. Produktet janë nga brendi London Lash Pro me bazë në Londër. Përmbajta e qerpikëve është mëndafsh. Mbjellja Volume është më e shtrenjta ngase merr më shumë kohë dhe mund. Në studion tonë kushton 70eu, dhe merr kohë 2h orë deri në 2:30h.

Lash Lifting

Kthimi dhe ngjyrosja e qerpikëve tuaj natyral. Kjo metodë bëhet vetëm me qerpikët tuaj natyral. Zakonisht kërkohet nga vajzat me qerpikë të gjatë. Qerpikët lakohen dhe qëndrojnë të tillë deri në 8 javë maksimalisht. Procedura zgjat deri në 1h , kushton 30eu.

Lash Lamination + Vitamin Botox

Kjo metodë është lakim dhe ngjyrosje e qerpikëve por dallimi mes Lash Lifiting dhe ksaj metode është tek Vitamina. Vitamina ndihmon në rritjen e qerppikëve natyral. Nëse kjo metodë bëhet 4 herë qdo 5 javë, atëher mundësia për rrijetjen e qerpikëve natyral është shumë më e madhe. Produktet janë nga brendi Italian My Lamination. Kjo metodë zgjate 1h dhe kushton 40 eu.

Brow Lamination + Vitamin Botox

Vetullat tuaja do të duken shumë më të shpeshta dhe më me formë. Gjithashtu vitamina do ju ndihmoj në shpeshtimin e vetullave tuaja. Edhe pasi që ti bëni vetullat me Broë Lamination atop rap do të jenë të lira që përmes krahërit të kthehen në gjendjen nomale, në rast se ndonjë dit nuk deshironi ti keni te krehura lart. Produktet janë nga brendi Italian My Lamination. Ato qëndrojnë të tilla deri ne 6 javë. Kushton 50eu.

Qëndro afër nesh

Na kontakto