Mbjellje e qerpikëve me vollumë. Ky lloj I mbjelljes është shumë më ndryshe se mbjelljet paraprake. Tani keni edhe më shumë mundësi të zgjidhni , sepse në këtë lloj të mbjelljes përpos trashësisë së qerpikëve dhe kthimit , mund ta zgjidhni edhe vollumin e qerpikut. Pra Volume Lashes mund të bëhet më 2 fije të qerpikut artificial deri ne 12 fije të qerpikut artificial, ose si I quajmë ne 2D deri në 12D. Produktet janë nga brendi London Lash Pro me bazë në Londër. Përmbajta e qerpikëve është mëndafsh. Mbjellja Volume është më e shtrenjta ngase merr më shumë kohë dhe mund. Në studion tonë kushton 70eu, dhe merr kohë 2h orë deri në 2:30h.